Tashmë është zyrtare. Pas Anglisë, shteti tjetër që do të ketë 5 skuadra në Ligën e Kampionëve sezon e radhës është Spanja.


Eliminimi i Lazios me penallti nga Liga e Europës dhe kualifikimi i Athletic Bilbaos ndaj Rangers, bëri që Spanja matematikisht të sigurojë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve, pasi Italia nuk mund ta kalojë më.


Momentalisht vendi i pestë në La Liga mbahet nga Villarreali i ndjekur nga Betis me 3 pikë më pak. /Zëri

Ky informacion është marrë nga Zëri.

Comments (0)