WhatsApp po teston vazhdimisht veçori të reja përmes kanaleve të tij beta dhe zakonisht duhen disa muaj që ato të arrijnë të gjithë përdoruesit.


Tani ky aplikacion ka marrë më shumë risi në të njëjtën kohë.


Treguesit e statusit janë shfaqur në bisedat në grup, kështu që përdoruesi mund të shohë se cilët anëtarë janë të disponueshëm pikërisht poshtë emrit të grupit, shkruajnë mediat e huaja.


Gjithashtu, përdoruesit tani mund të zgjedhin të marrin vetëm pikat kryesore nga grupet, gjë që kufizon njoftimet.


Si dhe është prezantuar edhe aftësia për të skanuar dhe dërguar dokumente drejtpërdrejt përmes WhatsApp për iOS.


WhatsApp në iOS mund të vendoset si aplikacioni i paracaktuar për dërgimin e mesazheve dhe kryerjen e telefonatave, ju duhet të zgjidhni Settings – Default – WhatsApp dhe kjo është e gjitha.


Video thirrjet tani janë më cilësore dhe më të besueshme, dhe është gjithashtu e mundur të kaloni shpejt në cilësinë HD nëse shpejtësia e internetit është e kënaqshme. /Telegrafi

Ky informacion është marrë nga Zëri.

Comments (0)