Drejtori artistik i festivalit “Vneshta Festival”, Robert Bisha, ka ndarë shumë detaje për këtë ngjarje kulturore që do të mbahet në Rahovec.


“Është një vend fantastik ku do të mbahet festivali. Është pika më e lartë e vreshtave dhe, kur je atje lart, mund të shohësh male që e rrethojnë zonën, Gjakovën dhe shumëçka tjetër. Kjo besoj se do të jetë inspiruese për artistin që do të performojnë”, tha Bisha.


Sipas tij, skena është ndërtuar në mënyrë që të ruhet natyraliteti i vendit dhe që publiku të ndjehet sa më rehat.


“Skenën jemi munduar ta lëmë sa më natyrale, në mënyrë që kushdo që vjen të ndjehet i hedhur në skenë direkt. Natyrisht, jemi munduar që ta sigurojmë pianon, pasi është shumë e madhe, por edhe ajo në mënyrë të natyrshme. Është një ambient pothuajse familjar, me disa tavolina të ndryshme, me pozita të ndryshme: si për ata që duan të qëndrojnë pak më vetëm dhe ta shijojnë muzikën, ashtu edhe për ata që duan të vijnë në grup dhe ta shijojnë bashkë me grupin këtë festival, i cili është njëditor”, theksoi ai.


“Vneshta Festival” do të mbahet këtë të shtunë, më 19 prill, në Rahovec. Festivali fillon në ora 17:00 dhe do të zgjasë për dy orë. /rtk

Ky informacion është marrë nga Zëri.

Comments (0)