
Këtë të shtunë me fillim nga ora he12:00, Kuvendi për herë të tretë do të mbajë mbledhje për konstituimin e institucioneve.
Në dy mbledhjet e kaluara, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk votuan pro raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve, raporton Zeri.info.
Miratimi i këtij raportit i hap rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë dhe më pas edhe procedurave të tjera që çojnë drejt përmbylljes së konstituimit të përbërjes së re të këtij institucioni ligjvënës.
Por, partitë opozitare kërkuan nga kryeministri në deytrë, Albin Kurti dhe kabineti i tij qeveritar të jepin dorëheqje, gjë që sipas ligjit duhet të bëhet pas certifikimit të rezultateve.
Nga partia fituese, LVV-ja thonë se kreu i saj, Kurti ka dhënë dorëheqje duke paraqitur edhe një letër të tij dërguar kryekuvendarit në detyrë, Glauk Konjufca.
Por, ata nuk flasin nëse i kanë numrat për ta arritur shumicën paralamentare dhe ta formojnë Qeverinë. /Zëri
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)