
Më 4, 5 dhe 6 prill, Prishtina Mall u shndërrua në skenën më të madhe të modës në vend, ku u mbajt Prishtina Mall Fashion Show. Për tre net radhazi, publiku pati mundësinë të shijojë koleksionet Pranverë/Verë 2025 nga mbi 40 brende vendore dhe ndërkombëtare, të shfaqura nga modele profesioniste në një atmosferë të bukur.


Ngjarja solli shumë më shumë se vetëm modë – performanca muzikore, surpriza dhe aktivitete artistike e kthyen eventin në një festë të vërtetë për të gjithë vizitorët.
Pjesëmarrës të shumtë, përfshirë dizajnerë, dashamirës të modës, dhe studentë nga shkollat:
Kolegji Universum, Shkolla e Arteve – Peje dhe Akademia Evolucion krijuan një energji unike që e bëri çdo mbrëmje të veçantë.
Prishtina Mall edhe një herë dëshmoi se është një qendër moderne ku bashkohen kreativiteti, argëtimi dhe përvoja të paharrueshme.

Fashion Show në Prishtina Mall konfirmoi edhe një herë se stili, kreativiteti dhe argëtimi mund të bashkohen në mënyrë perfekte – dhe krejt kjo ndodhi afër teje.
Prishtina Mall – Krejt gjerat ma t’mira afër teje.
Ky është artikull i sponsorizuar.
Zëri.
Comments (0)