
Vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës ka shkaktuar pakënaqësi të shumta te qytetarët.
Grupi “Asnjë cent më shumë” ka njoftuar se sot nga ora 12:00 do të mbahet edhe një protestë tjetër për ta kundërshtuar këtë vendim.
Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në kryeqytet, raporton Zeri.info.
Protestuesit kërkojnë anulimin e kësaj rritjeje, duke argumentuar se shtimi i mëtejshëm i shpenzimeve për energjinë elektrike do të rëndojë edhe më shumë situatën e qytetarëve, që tashmë janë duke përballuar një krizë të fortë ekonomike.
Kujtojmë se protesta për ta kundërshtuar këtë vendim janë organizuar edhe dy herë të tjera dhe nga grupi “Asnjë cent më shumë” kanë thënë se s’do të ndalen derisa ky vendim të anulohet. /Zëri
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)