
Besimtarë ortodoksë në Vlorë, Tiranë, Korçë dhe Berat kanë marrë pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit. Ata kanë kremtuar këtë ditë me rëndësi, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.
Në Katedralen Ortodokse në Tiranë janë mbledhur qindra besimtarë duke ndezur qirinj dhe duke dërguar lutje. Procesioni që do të ndiqet nga besimtarët dhe klerikët do të jetë nga katedralja në sheshin Skënderbej për t’u rikthyer sërish në kishë.
Ceremonia në Berat:
Besimtarë të shumtë ortodoksë dhe qytetarë fierakë kanë ndjekur mbrëmjen e sotme të Premten e Madhe e të shenjtë, procesionin e epitafit.
Ashtu sikundër edhe tradita e përvitshme epitafi ka dalë në qytet në orën 7:30 nga kisha katedrale e Shën Gjergjit, shoqëruar nga dhjetëra besimtarë të grupmoshave të ndryshme.
Edhe këtë vit ceremonia simbolike është paraprirë nga Banda Frymore e qytetit. Epitafi ka përshkuar qendrën e qytetit të Fierit duke përcjellë në qytet mesazhe paqeje, besimi, shprese dhe ringjalljeje.
E premtja e madhe e quajtur ndryshe E premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit ndërsa Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.
Ceremonia në Vlorë:
Vlora është mbushur me atmosferën e shenjtë të Pashkëve , ndërsa qindra besimtarë janë mbledhur mbrëmjen e së premtes në Kishën e Shën Theodhorit për të marrë pjesë në ceremoninë e daljes së epitafit. Ky rit i lashtë dhe domethënës, që simbolizon vendosjen në varr të Krishtit, është një nga momentet më të rëndësishme të Javës së Madhe të Pashkëve
Nën tingujt e këngëve liturgjike dhe me qirinj në duar, besimtarët kanë ndjekur procesionin solemn që shoqëron epitafin, i cili bartet rreth kishës dhe në disa raste edhe në rrugët përreth saj. Atmosfera është mbushur me përkushtim, lutje dhe reflektim shpirtëror, duke krijuar një moment të veçantë për të gjithë të pranishmit.
Ceremonia u drejtua nga klerikët e kishës, të cilët theksuan rëndësinë shpirtërore të kësaj dite dhe thirrën për paqe, dashuri dhe unitet mes njerëzve. Pashkët janë festa më e madhe për të krishterët, dhe çdo vit kjo ceremoni tërheq jo vetëm banorët e qytetit, por edhe vizitorë nga zona të tjera.
Vlora, me historinë dhe traditat e saj të pasura fetare, edhe këtë vit tregoi se mbetet një qendër e rëndësishme e besimit dhe kulturës shpirtërore në Shqipëri.
Ceremonia në Korçë:
Mijëra besimtarë ortodoksë në Korçë janë bërë pjesë e procesionit të Epitafit të së premtes së Zezë
Të gjitha kishat janë bashkuar para katedrales “Ringjallja e Krishtit” e më pas në heshtje kanë lëvizur në bulevardet kryesore të qytetit të Korçës në 14 ndalesat që simbolizojnë mundimet e Jezu Krishtit
Kësaj radhe ka qenë At Ilia Kotnani ai që ka drejtuar procesionin dhe ka udhëhequr lutjet në gjithë ndalesat
Të shumtë kanë qenë emigrantët korçare të ardhur nga Greqia por dhe turistë që kanë zgjedhur Korçën për të kaluar festën e Pashkës. /Euronewsalbania
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)