Kremlini i është përgjigjur komenteve të Marco Rubios më herët sot duke sugjeruar se SHBA ishte gati të largohej nga ndërmjetësimi i paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.


Rubio tha se nuk ishte bërë përparim i mjaftueshëm dhe se duhet të ketë hapa pozitivë në ditët në vijim ose përndryshe Shtëpia e Bardhë do të “vazhdojë” drejt prioriteteve të tjera globale.


Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se përparimi ishte bërë tashmë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


“Kontaktet janë mjaft të ndërlikuara, sepse, natyrisht, tema nuk është e lehtë”, tha Peskov.


“Rusia është e përkushtuar për zgjidhjen e këtij konflikti, duke siguruar interesat e veta dhe është e hapur për dialog. Ne vazhdojmë ta bëjmë këtë.”


Lexo po ashtuSHBA kërcënon të heq dorë nga përpjekjet për paqen në Ukrainë, Rubio: Kemi prioritete të tjera


Sipas Peskov, kontaktet mes Putinit dhe Trump nuk janë planifikuar për këtë javë, por nëse është e nevojshme, një bisedë mund të organizohet shpejt.


Peskov tha gjithashtu se nuk ka thirrje për paqe nga Evropa, të cilën ai e akuzoi se fliste vetëm për militarizimin, duke komentuar bisedimet në Paris këtë javë.


Ndryshe, zëdhënësi i Putinit përmendi gjithashtu angazhimin publik të Rusisë për një armëpushim energjetik si dëshmi të përparimit – por siç thekson korrespondenti Ivor Bennett, ajo marrëveshje “nuk filloi kurrë zyrtarisht”.


“Dhe me të dyja palët që vazhdojnë të akuzojnë tjetrin për shkeljen e saj, tani kanë kaluar 30 ditë dhe marrëveshja duket se është zhdukur pa lënë gjurmë”, tha Bennett. 

Ky informacion është marrë nga Zëri.

Comments (0)