
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Poklekut, priti në takim familjarët e viktimave, me të cilët bashkëbisedoi për rëndësinë e kujtesës për të gjitha viktimat dhe domosdoshmërinë e kërkimit të drejtësisë.
Gjatë këtij takimi Osmani theksoi se kjo masakër mbetet plagë e hapur për shoqërinë tonë dhe kujtesë e përhershme që kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional për t'i sjellur autorët para drejtësisë, raporton Zeri.info.
Osmani po ashtu nënvizoi se drejtësia për viktimat është obligim i vazhdueshëm dhe se kërkesa për drejtësi është ngritur në çdo forum ndërkombëtar.
“Presidentja, po ashtu, ritheksoi përkushtimin e saj për të mos lejuar që këto krime të harrohen dhe për të vazhduar luftën për drejtësi, në nderim të kujtimit të viktimave dhe për të ardhmen e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)