
Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar me trishtim lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur Sylejman Shaqiri.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet se vdekja e tij është një humbje e madhe për shoqërinë e komunitetin mediatik, shkruan Zeri.info.
“Syla nuk ishte thjesht një gazetar. Ai ishte një njeri me bindje të thella, që jetoi me përgjegjësi dhe dashuri për të vërtetën, për vendin dhe për njerëzit. Ai ishte shembull i rrallë i një profesionisti që i dha gazetarisë shqiptare peshë dhe kuptim.
Në këtë ditë zie, ne nderojmë me respekt jetën dhe veprën e tij.
Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Shaqiri, kolegëve të tij dhe gjithë atyre që patën fatin ta njihnin dhe ta çmonin.
U prehsh në paqe, Sylejman”, thuhet në telegramin ngushëllues. /Zëri
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)