
Mbajtja e atleteve të bardha mund të jetë sfiduese dhe t’i arrish ato të duken si kur i bleve për herë të parë shpesh duket pothuajse e pamundur.
Megjithatë, ka mënyra të thjeshta për të mbajtur të pastra atletet tuaja të preferuara të bardha.
Me disa truke dhe pak përpjekje, ju mund të riktheni shkëlqimin e tyre origjinal.
Një nga zgjidhjet më të lehta për pastrimin e atleteve të bardha është përdorimi i ujit të ngrohtë me detergjent.
Përzieni një lugë çaji detergjent enësh me një gotë ujë të ngrohtë.
Përzieni mirë masën dhe duke përdorur një leckë ose furçë dhëmbësh, pastroni butësisht atletet.
Pasi të keni mbaruar, fshijini atletet dhe lërini të thahen për disa orë.
Kjo metodë pastrimi është e sigurt për shumicën e materialeve dhe mund të jetë efektive për përdorim të përditshëm.
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)