Kush janë favoritët për të ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve 2024/25? Parashikimet e superkompjuterit të Opta-s për Ligën e Kampionëve zbërthejnë shanset e çdo ekipi për suksesin evropian.


Me çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2024-25 të përfunduara të mërkurën mbrëma, tani kanë mbetur vetëm edhe katër skuadra në garë për trofeun.


Arsenali e eliminoi në mënyrë sensacionale Real Madridin (ashtu siç e parashikoi superkompjuteri Opta para se të luheshin ndeshjet) dhe tani ata janë favorit për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë.


Klubi londinez si favorit kryesor ka 28.7% shanse për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve këtë edicion, ndërsa pas tyre vjen Interi me shanse prej 25.5% për të fituar trofeun më të lakmuar të klubeve evropiane.


Paris Saint-Germain shihet si favoriti i tretë për të fituar garën me 24 për qind, ndërsa Barcelona e fundit me 21.8 për qind.


Si funksionon modeli i superkompjuterit Opta?


Modeli vlerëson probabilitetin e çdo rezultati të ndeshjes (fitore, barazimi ose humbje) duke përdorur shanset e tregut të basteve dhe renditjen Opta Power.


Shanset dhe renditjet bazohen në paraqitjet historike dhe të fundit të ekipit. Parashikimi në tërësi është simuluar 10,000 herë për të prodhuar një projeksion përfundimtar për secilën skuadër.

Ky informacion është marrë nga Zëri.

Comments (0)