Komuna e Prishtinës ka njoftuar se që nga dita e nesërme do të fillojnë punimet në “Rrugën “B” deri te rrethi i “Rrugës C” me qëllim të funksionalizimit të rrjetit të kanalizimit.


Këto punime pritet të zgjasin 10-15 ditë, andaj Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, raporton Zeri.info.


“Gjatë kësaj periudhe do të ketë pengesa të përkohshme në qarkullim, ndërsa trafiku do të orientohet sipas nevojave të punimeve dhe udhëzimeve në terren.


Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin, ndërsa vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës së qytetit tonë”, thuhet në njoftim. /Zëri


Ky informacion është marrë nga Zëri.

Comments (0)