
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ndau mirënjohjen “Nderi i Republikës” për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës.
E njëra nga të mbijetuarat që rrëfeu përjetimet e saj është Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila tha se kjo dekoratë është nder i veçantë për të dhe familjen e saj.
Ajo ndër tjera tha se me këtë veprim inkurajohen edhe më shumë për të avokuar kauzën e të mbijetuarave të dhunës seksuale.
“E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu,
Me mirënjohje dhe nderim të thellë, ju falënderoj për ndarjen e dekoratës ‘Nderi i Republikës’.
Kjo dekoratë është një nder i veçantë dhe shumë domethënëse për mua, familjen time dhe të mbijetuarat në përgjithësi.
Gjithashtu, ky moment më inkurajon edhe më shumë për të vazhduar tutje për të avokuar me përgjegjësi, përkushtim dhe pasion angazhimin tim për kauzën tonë të përbashkët”, thuhet në njoftim. /Zëri
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)