
Pritet që Apple të rezervojë numrin më të madh të risive dhe përmirësimeve për modelet e veta iPhone 17 Pro.
Nëse kompania vazhdon t’i përmbahet ritmit të deritanishëm, seria e re iPhone 17 pritet të prezantohet në muajin shtator të këtij viti. Si zakonisht, vëmendjen më të madhe do ta marrin modelet Pro, për të cilat tashmë po qarkullojnë shumë thashetheme.
Kornizë prej alumini
Modelet iPhone 17 Pro thuhet se do të kenë një kornizë prej alumini, ndryshe nga iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro që përdorin titan, ndërsa modelet nga iPhone X deri te iPhone 14 Pro janë prodhuar prej çeliku inox, shkruan MacRumors. Pjesa e pasme e pajisjes pritet të ketë një dizajn të ri që kombinon aluminin dhe xhamin.
Moduli i kamerës në formë drejtkëndëshi
Pritet që modelet iPhone 17 Pro të kenë një modul të madh kamere në formë drejtkëndëshi me skaje të rrumbullakosura. Thuhet se Apple planifikon të ruajë skemën e tanishme trekëndore të lenteve në pjesën e pasme.
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)