
Ish-inxhinierja e Tesla-s, e cila ka luftuar me Elon Musk dhe kompaninë e tij përmes gjykatave për vite, ka fituar rundin e fundit të një beteje ligjore të gjatë.
Cristina Balan humbi punën e saj pasi ngriti një shqetësim sigurie në vitin 2014 për një defekt të dizajnit që mund të ndikonte në frenimin e veturës.
Pretendimi i saj kundër kompanisë dukej se kishte mbaruar kur një gjyqtare konfirmoi një vendim arbitrazhi që hodhi poshtë çështjen – por një panel gjyqtarësh apeli në Kaliforni e ka anuluar këtë vendim në favor të saj.
Ajo tha se tani dëshiron të përballet me Elon Musk dhe Tesla në gjykatë të hapur, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Balan tha se beson se çështja tani në fakt do të kthehet në fillim dhe mund të nisin procedura të reja.
“Ne shpresojmë se do të fillojmë një padi të re dhe do të kemi mundësinë të përballemi me Elon Musk përpara një jurie dhe gjyqtari”, tha ajo.
Ndryshe, inxhinierja dikur ishte aq e spikatur në Tesla sa inicialet e saj ishin gdhendur në bateritë brenda automjeteve Model S.
Në një intervistë vitin e kaluar, ajo tha se është e vendosur të provojë pafajësinë e saj për hir të djalit të saj.
Ajo gjithashtu zbuloi se ishte e prekur nga kanceri i gjirit dhe shqetësimi i saj më i madh ishte se mund të mos jetonte për të parë ditën e saj të fundit në gjykatë.
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)