
Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerësoi se nga momenti i dhënies së betimit si deputet në asnjë rrethanë një person nuk mund të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, qoftë ai kryeministër apo ministër.
Këtë interpretim e bëri, Naim Jakaj, nga IKD-ja në konferencën për media, në të cilën u bë e ditur se IKD-ja ka përgatitur një shkresë të dorëheqjes, që do ta dorëzojnë në Kuvend dhe do t’ i ofrohet secilit qeveritar për ta nënshkruar dhe për të dhënë dorëheqje në kohën e duhur.
“Nga momenti i dhënies së betimit si deputet në asnjë rrethanë një person nuk mund të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, qoftë ai kryeministër apo ministër. Që nga dhënia e betimit duhet të dorëzojnë dorëheqjet e tyre. Sa i përket letrës të dorëheqjes së Kurtit ajo nuk paraqet akt të dorëheqjes, përmbajtja tregon se letra tregon se mund të ushtroj detyrën e kryeministrit. Udhëheqja shkon tek zëvendëskryeministri në detyrë. Letra e dorëheqjes duhet të jetë e qartë dhe të mos krijojë polemika. Letra duhet të drejtohet te kryesuesi i kryeparlamentarit”, tha Jakaj.
Ndërsa, Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se qeveritarët një ditë para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve qeveritarët nuk i kanë dorëzuar dorëheqjet formale.
“IKD në vazhdimësi ka theksuar paqartësitë rreth çështjes së dorëheqjes dhe është shkaktuar nga mosrregullimi i ligjit. Neni kur deputeti e fiton mandatin është bartur në Ligjin për Qeveri, është bërë e paqartë. Ky nen ka dështuar që të formojë ligje të qarta. Anëtarët e qeverisë duhet të japin dorëheqje në atë moment që certifikohen zgjedhjet dhe duhet të reflektojnë. Bllokimi i kuvendit nuk është alternativë”, tha Kolshi./EO
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)