
E ardhmja e Carlo Ancelottit te Real Madridi mesa duket është në dyshime.
Kjo, pasi Los Blancos po kalojnë nëpër një formë jo edhe aq të mirë, ku dhe së fundmi u eliminuan nga Arsenali në Ligën e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Sipas “The Sun” Jurgen Klopp thuhet se është “gati” të marrë drejtimin e Real Madridit, me Ancelottin që pritet të largohet nga Bernabeu para fundit të sezonit.
Kurse, sipas “The Times”, Real Madridi ka rritur planet e tyre për të zëvendësuar Carlo Ancelottin si trajner kryesor dhe do të ishte i hapur që zëvendësuesi i tij të fillojë punën menjëherë pas Kupës së Botës për Klube në qershor.
Ndërkohë, “Daily Telegraph” thotë se shpresat e Brazilit për të emëruar Carlo Ancelottin si trajnerin e tyre të ri kryesor janë rritur ndjeshëm pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve ndaj Arsenalit. /Zëri
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)