Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi, ka folur së fundmi për herë të dytë publikisht rreth marrëdhënies së tij të ftohur me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në emisionin “Krejt n’debat” në RTV Dukagjini, Gashi sqaroi se raporti mes tyre është përfundimisht i mbyllur.


“Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram,” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ftohja ka qenë e thellë dhe e pandreqshme.


Moderatori tha se ndjehet i lënduar dhe i zhgënjyer nga Dafina, duke nënvizuar se mungesa e tij në ditëlindjen e saj të fundit ishte shenjë mosmirënjohjeje: “Kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta mosmirënjohëse, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në Big Brother”.



Megjithatë, pavarësisht fjalëve të ashpra, Gashi nuk harroi të shprehë një urim për këngëtaren, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë: “Dua t’i uroj më të mirat, pasi po bëhet nënë. Më e rëndësishmja është të mos stresohet. Mbi të gjitha, është respekti”.


Reagimi i Dafina Zeqirit nuk vonoi. Në mënyrë elegante, por me një ton të qartë, ajo zgjodhi të përgjigjet përmes një postimi në Instagram Story, pa përmendur emra, por duke dhënë një mesazh të fortë për ata që mundohen të ndërhyjnë në paqen e saj.


“Udhëtimi për të ardhur deri këtu ku jam sot ka qenë i mbushur me dashuri, mësime dhe rritje… me suksesin vjen edhe zhurma – njerëz që duan të marrin një pjesë nga historia jote, ta rishkruajnë të vërtetën tënde ose të vënë në dyshim zgjedhjet e tua”.


Image

Ajo la të kuptohet se ka zgjedhur të ecë me qetësi dhe maturi: “Jo të gjithë do ta kuptojnë këtë – dhe është në rregull. Heshtja ime nuk është dobësi. Është forcë”.


Në fund, Dafina përçoi një mesazh të fuqishëm frymëzues, veçanërisht tani që është në një fazë të re të jetës: “Kam lënë pas gjithçka që nuk më shërben më, dhe kjo mjafton. Qëndroj e palëkundur në atë që jam – dhe kjo është e njëjta energji që dua t’ia transmetoj fëmijës tim dhe të gjithëve ju: Jini të mirë, por mos lejoni askënd të shuajë dritën tuaj ose t’ju bëjë të ndiheni të vegjël.


Do flasin. Le të flasin. Unë do të vazhdoj të jem vetja – me dashuri, gjithmonë. Dafina”.


Ky shkëmbim deklaratash zbulon jo vetëm një raport të përfunduar, por edhe dy mënyra të ndryshme të përballjes me të: njëra përmes fjalëve të drejtpërdrejta e zhgënjimit, tjetra përmes reflektimit, qetësisë dhe vendosmërisë për të ruajtur paqen e brendshme.

Ky informacion është marrë nga Zëri.

Comments (0)