
Aja Sofia e Stambollit do t’i nënshtrohet një prej riparimeve më të mëdha në shekuj.
Madje ky i fundit po vlerësohet si restaurimi më i madh në histori.
Bëhet fjalë për Xhaminë e Madhe, një nga strukturat më të rrënjosura në historinë botërore, e cila u dëmtua dhe u rindërtua disa herë – e cila u shndërrua në kishë, xhami dhe muze.
Së fundmi, kjo mrekulli arkitekturore u kthye në xhami me vendim të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke qenë se si shumë ndërtesa në qytetin prej 16 milionë banorësh, i cili ndodhet vetëm kilometra larg një linje sizmike aktive, nuk i plotëson standardet e ndërtimit të tërmeteve, rinovimi i fundit synon edhe që ajo t’i mbijetojë ndonjë tërmeti të mundshëm që mund të godasë qytetin antik, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë ekpertët tregojnë se kjo është është hera e parë që ajo do t’i nënshtrohet një “restaurimi të përgjithshëm”, duke përfshirë kupolën, muret dhe minaret.
Sipas të dhënave, Aja Sofia pa 7.7 milionë vizitorë që kaluan nëpër brendësi të saj të gjerë vitin e kaluar.

Rreth 2.1 milionë prej tyre janë turistë të huaj, shumë prej të cilëve paguajnë për një biletë hyrjeje, duke gjeneruar miliona euro në vit.
Dhe zyrtarët shpresojnë se as renovimet nuk do t’i pengojnë vizitorët ta vizitojnë atë gjatë punimeve, të cilat pritet të zgjasin për disa vite.

Kujtojmë se në vitin 2023, dy tërmete 7.8 dhe 7.6 goditën Turqinë Juglindore, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke lënë më shumë se 53,000 njerëz të vdekur.
Edhe pse Stambolli nuk u prek nga kjo fatkeqësi, sizmologët kanë paralajmëruar prej vitesh se metropoli turk ka gjasa të pësojë para fundit të këtij shekulli një ‘sulm të madh’ me pasoja potencialisht katastrofike, që mund të shkaktojë shembjen e mijëra ndërtesave nëse nuk merren masat në kohë.
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)