
Faton Peci bashkëkryetar i partisë Guxo dhe deputet i zgjedhur nga lista e Vetëvendosjes në zgjedhje e 9 shkurtit ka thënë se nuk mund të paragjykojë kur është pyetur se a mund të dështojë konstituimi i Kuvendit edhe në tentimin e tretë, që do të mbahet të shtunën.
Peci ka thënë se Kuvendi është në një situatë të paprecedentë.
“Nuk po dua me paragjyku. Ndoshta dikush është më kreativ më shumë se sa unë në kuptimin edhe si individë edhe si grupe politike edhe si koalicione të përfaqësuara në Kuvend. Por kjo është situate dhe realiteti i krijuan si rezultat i vendimit të parë i pamundësimit të verifikimit të mandateve dhe i një precedani të paparë që fatkeqësisht është edhe një zbrazti ligjore”, ka thënë Peci në Tëvë1.
Ai ka thënë se ata nuk do të votojnë asnjë propozim për të cilin ka dilema se mund të ketë shkelje ligjore.
“Unë po shpalosi dy prej opsioneve që janë reale ligjore dhe kushtetuese. Ne nuk e votojmë ose e mbështesim asnjë propozim i cili ka dilema ose dyshime që potencialisht mund të jetë shkelje ligjore”, ka thënë Peci.
Ky informacion është marrë nga Zëri.
Comments (0)